Ambasada e SHBA uron Shqipërinë për nisjen e mandatit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ambasada e SHBA uron Shqipërinë për nisjen e mandatit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar Shqipërinë për anëtarësimin e saj në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

 

Në postimin e selisë diplomatike, theksohet se SHBA mirëpret që të trajtojë së bashku me Shqipërinë sfidat më të ngutshme me të cilat përballet sot bota jonë.

 

Advertisement

“Urime Shqipërisë për një arritje të jashtëzakonshme, fillimin e anëtarësimit të saj në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për herë të parë në histori. Shtetet e Bashkuara mirëpresin të shërbejnë së bashku me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për të trajtuar sfidat më të ngutshme me të cilat përballet sot bota jonë.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy