Ambasadori amerikan në Izrael: Putini është një “i çmendur”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ambasadori amerikan në Izrael: Putini është një “i çmendur”

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Izrael, Tom Nides thotë se presidenti rus Vladimir Putin është një “i çmendur”.

Madje, Nides sugjeron se mijëra njerëz mund të vriten në pushtimin rus të Ukrainës.

“Putini është një i çmendur, dhe mjerisht, fatkeqësisht, mijëra njerëz mund të vriten, qindra mijëra njerëz tashmë kanë ikur, duke krijuar një nga krizat më të mëdha të refugjatëve që Evropa ka parë ndoshta në 40 vjet, nëse jo më gjatë”, theksoi ambsadori amerikan.

Ai folur në një organizmi të Institutit të Politikave të Popullit Hebre së bashku me ish të dërguarin e SHBA-ve Dennis Ross.

Advertisement

Nides thotë se pavarësisht punës së madhe të inteligjencës dhe parashikimeve gjatë javëve të fundit, “shumë prej nesh besonin se nuk do të ndodhte kurrë, se askush nuk do të ishte aq i çmendur… se ishte një bllof i madh”.

I dërguari i SHBA-ve thotë se ai është takuar ballë për ballë me ambasadorin ukrainas në Izrael disa herë gjatë javës së kaluar dhe ka zhvilluar “qindra biseda me zyrtarët izraelitë” së fundmi rreth krizës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy