Ambasadori rus: Nëse kërcënohen rusisht folësit në Ukrainën lindore do të sulmojmë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ambasadori rus: Nëse kërcënohen rusisht folësit në Ukrainën lindore do të sulmojmë

Ambasadori rus në BE, Vladimir Tsizov në një intervistë të dhënë për mediat e huaja ka bërë me dije se Moska do të kishte të drejtën të nisë një “kundërsulm” nëse e gjykon të nevojshme për të mbrojtur të drejtat e njerëzve rusisht folës në Lindje.

Ndër të tjera ai ka theksuar se që nga viti 2014 lufta është ndezur në zonat e Donbass në Ukrainën lindore ( Donetsk , Lugansk ).

“Ne nuk do të pushtojmë Ukrainën nëse nuk provokohemi. Nëse ukrainasit sulmojnë Rusinë ose fillojnë të vrasin civilë rusë kudo në Donbass apo gjetkë, mos u habitni nëse hakmerremi,” ka thënë ai.

Sipas tij separatistët rusisht-folës dhe pro-rusë po luftojnë atje kundër forcave ukrainase, duke pretenduar shkëputjen e tyre nga pjesa tjetër e Ukrainës. Në këtë kontekst, ata kanë bërë deklarata të njëanshme të pavarësisë që  aktualisht nuk janë njohur zyrtarisht as nga Moska.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy