Ambasadori ukrainas: Nuk e konfirmojmë dot tërheqjen trupave ushtarakë rusë nga kufiri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ambasadori ukrainas: Nuk e konfirmojmë dot tërheqjen trupave ushtarakë rusë nga kufiri

Ambasadori i Ukrainës në Britaninë e Madhe, Vadym Prystaiko deklaroi se Kievi nuk mund të konfirmojë nëse Rusia po tërheq trupat e saj ushtarakë nga kufiri.

“Në disa raste forcat ushtarake tërhiqen, ndërsa ka raste që forca të reja ushtarake kthehen në kufi. Disa ura të lëvizshme janë ndërtuar mbi një lumë në Bjellorusi vetëm gjashtë kilometra nga kufiri ukrainas. Pra, këto përgatitje janë shumë shqetësuese për ne,” tha  Prystaiko për BBC.

Ai thotë se Rusia ka grumbulluar  rreth 130,000 trupa në kufijtë e Ukrainës. Kur u pyet për numrin aktual të trupave ukrainas, ambasadori u përgjigj: “Kemi mjaft forca tani, janë rreth 250,000.”

Ambasadori tha se ukrainasit “do të luftojnë vetëm nëse u duhet ta bëjnë, duke mos ia lënë këtë çështje  NATO-s apo dikujt tjetër”. Megjithatë ai thekson se Ukraina ka nevojë për “disa pajisje  shtesë për të mbrojtur vendin.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy