Amerika përgatit “dronë kamikaz” për Ukrainën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Amerika përgatit “dronë kamikaz” për Ukrainën

Presidenti i SHBA-ve, do t’i sigurojë Ukrainës armë shtesë mbrojtëse të teknologjisë së lartë, duke përfshirë “dronë kamikaz”.

Skynews raporton se ushtarët rusë do të duhet të trajnohen paraprakisht për përdorimin e tyre.

Presidenti Biden njoftoi dje se do ofrojë 800 milionë dollarë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë 800 raketa shtesë kundërajrore Stinger, 9,000 armë antitank, 100 dronë taktikë dhe një sërë armësh të vogla si granatahedhës.

Zyrtarët ushtarakë e quajnë armën, e cila mbahet në një çantë shpine, “dron kamikaze”, sepse pas goditjes droni shkatërrohet dhe shpërthen.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy