Analiza: A është Prigozhin një operacion special brenda një operacioni special?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Analiza: A është Prigozhin një operacion special brenda një operacioni special?

Për vite me radhë, miliarderi i lidhur me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, operoi kryesisht nën hije, duke krijuar pasuri përmes kontratave qeveritare në fushën e gastronomisë dhe kontratave të tjera. Po ashtu, në mënyrë diskrete drejtoi një ndërmarrje për lajmet e rreme në Shën Petersburg, që udhëhoqi përpjekjet e Moskës për të ndikuar në zgjedhjet e huaja.

 

 

Por, në muajt e fundit, teksa grupi i tij mercenar, Wagner, ka mbajtur peshën kryesore të luftimeve të ashpra në dhe rreth qytetit lindor të Ukrainës, Bahmut, Prigozhin është vënë në qendër të vëmendjes. Kompania e tij ka publikuar video ku ai u shfaq duke vizituar personalisht burgjet për të rekrutuar të dënuar për të luftuar në Ukrainë, si dhe video ku pretendohet se ai po shëtiste në rrugët e Bahmutit, qytetit të shkatërruar nga luftimet.

Advertisement

 

 

Shvets tha se është i sigurt se Putin do të shkatërrojë çdo ambicie që Prigozhin ta zëvendësojë atë.

 

Advertisement

 

“Sapo Putin të shohë diçka të tillë”, tha ai, Prigozhinit do t’i ndodhte diçka e ngjashme me një sulm me polonium radioaktiv që më 2006 vrau ish-shefin e FSB-së, kritikun e Putinit, Aleksandar Litvinenko, apo helmimin gati vdekjeprurës me agjent nervor të politikanit opozitar, Aleksei Navalny në gusht të vitit 2020./REL

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy