ANALIZA: Spiunët rusë dhe rikthimi i Luftës së Ftohtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
ANALIZA: Spiunët rusë dhe rikthimi i Luftës së Ftohtë

Nga Julian Hayes “The Spectator”

Lajmi i arrestimit javën e kaluar i një roje të sigurisë të punësuar në ambasadën britanike në Berlin, me dyshimin e spiunimit për llogari të Rusisë, shërben si një kujtesë e fortë se Britania e Madhe dhe aleatët e saj janë në pragun e një Lufte të re të Ftohtë.

Me rënien e Murit të Berlinit në vitin 1989 dhe shembjes pasuese të regjimeve komuniste, u duk sikur konfliktit Lindje-Perëndimi kishte ardhur fundi. Aleatët e NATO-s morën frymë të lehtësuar dhe hodhën shikimin drejt horizonteve të reja.

Ata besonin se objektivi i tyre kryesor ishte arritur, dhe se ditët e Rusisë si një superfuqi botërore i përkisnin tashmë së shkuarës dhe librave të historisë. Por gjatë 30 viteve të fundit, pas vështirësive fillestare të viteve 1990 dhe zgjedhjes së Putinit president, Rusia ka tentuar që të rifitojë statusin e saj në skenën botërore.

Advertisement

Kam pak dyshime se një Luftë e Ftohtë e dytë ka depërtuar në botën tonë, kryesisht pa dijeninë tonë. Dhe kjo nuk është vetëm luftë teknologjike. Në fakt taktikat më të vjetra të spiunazhit dhe të njerëzve në terren janë gjithashtu në aktivizim të plotë.

Ndoshta ne në Perëndim kemi qenë shumë arrogantë për të parë se çfarë po ndodhte vërtet. Paralajmërimet kanë qenë të pranishme gjatë 20 viteve të fundit. Kundërshtarët e Vladimir Putinit janë internuar, burgosur, madje edhe janë vrarë.

Helmimet e Alekandër Litvinenkos dhe Sergei dhe Julia Skripal, shërbejnë si një kujtesë se mënyrat e vjetra të Luftës së Ftohtë janë akoma gjallë. Këto helmime të kujtonin vrasjen e disidentit bullgar Georgi Markov në vitin 1978, i cili u godit me një ombrellë me majë që përmbante një dozë vdekjeprurëse të ricinës, teksa po priste metronë në një stacion në Londër në kulmin e Luftës së Parë të Ftohtë.

Përkundër të gjitha zhvillimeve në spiunazhin e teknologjisë së lartë, metodat e vjetra të mbledhjes së informacionit përmes kontakteve, informatorëve dhe agjentëve duket se mbizotërojnë ende. Drama më e fundit në Berlin, e dëshmon më së miri këtë gjë.

Advertisement

Kur po kërkoja për shkrimin e librin tim“Stounhauz:Ministri i kabinetit, mashtruesi, spiuni” mbi ministrin laburist Xhon Stounhauz dhe spiunazhin brenda qeverisë britanike në kulmin e Luftës së Ftohtë, ishte e qartë se StB, shërbimi sekret çekosllovak,i trajnuar nga KGB-ja bëri përpjekje të mëdha për rekrutimin e bashkëpunëtorëve në radhët e sindikatave, personelit ushtarak dhe të sigurisë si dhe politikanëve britanikë.

Synimi i tij nuk ishte thjesht të grumbullonte informacione me rëndësi, por të mblidhte mbështetje dhe ndikim në krye të qeverisë britanike. Stounhauz dhe politikanët e tjerë të asaj kohe u paguan nga çekët dhe sovjetikët për të vënë në dyshim politikën e qeverisë në Dhomën e Komuneve, dhe u përpoqën që të ndikonin në ndryshimin e qasjes ndaj Lindjes, për të përfituar ata që ishin pas Perdes së Hekurt.

Çekosllovakët i maskuan me mjeshtëri objektivat e tyre, duke përdorur egon e politikanëve,duke kombinuar lajkat, këshillat dhe paratë për të promovuar ambiciet e tyre politike. Sot, rusët vazhdojnë të përdorin taktikat e njohura “përça dhe sundo”.

Vitet e fundit ata kanë pasur në shënjestër NATO-n dhe sidomos të Bashkimit Evropian. Dokumentet e zbuluara kohët e fundit, kanë zbuluar pikëpamjen pozitive të Rusisë mbi Trump dhe skepticizmin e tij të hapur ndaj një numri aleancash ndërkombëtare, përfshirë NATO -n, gjë që çoi në manipulimin e mëvonshëm të rusëve në mediat sociale përmes gënjeshtrave dhe dezinformatave në favor të Trump përpara zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2016.

Advertisement

Ndërkohë ekziston një dyshim i arsyeshëm se vendimi i Britanisë së Madhe për të dalë nga Bashkimit Evropian, mund të jetë ndikuar nga një formë e ndërhyrjes ruse. Bashkojeni atë me punësimin e blogerëve nga Rusia për të përhapur informacione të rreme në lidhje me vaksinën AstraZeneca, dhe jeni tërësisht të justifikuar nëse besoni tek një ringjallje e një konflikti Lindje-Perëndim.

Sot në skenë ka një lojtar të ri. Aleatët e NATO-s janë natyrisht të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm mbi rritjen e ndikimit ekonomik dhe politik që ka Kina në botën në zhvillim, ku paratë kineze po përdoren për të ndërtuar projekte masive në infrastrukturë.

Edhe Britania nuk ka qenë imune ndaj kësaj tendence, me debatet e muajve të fundit mbi kontratën me kompaninë kineze Huauei për ndërtimin e rrjetit 5G. Fakti që çekët dhe sovjetikët munden të rekrutojnë agjentë brenda sistemit tonë politik, tregoi jo vetëm këmbënguljen dhe dinakërinë e tyre të konsiderueshme, por edhe dobësitë brenda demokracisë sonë.

Politikanët kishin çmimin e tyre. Fakti që ata ishin aq të korruptueshëm gjatë Luftës së Ftohtë, nuk është një gjë e mirë për shpurën aktuale të politikanëve tanë aktualë, të cilët janë të zhytur në akuza për korrupsion. Nga ana tjetër fakti që politikanët tanë dhe ata që punojnë ngushtë me ta vazhdojnë të jenë të ndjeshëm ndaj rekrutimit nga fuqitë e huaja apo korporatat e mëdha nuk duhet të në habisë.

Advertisement

Mjafton të shihni Dejvid Kameron dhe sagën “Greensill”. Ne të gjithë kemi për detyrë të shohim prapa arsyetimit të çdo vendimi të qeverisë për t’u siguruar për ekzistencën e motiveve të pastra. Por vendimi i fundit i pashpjegueshëm për t’i dhënë Huaueit kontratën e rrjetit 5G në Mbretërinë e Bashkuar duhet të vihet në dyshim.

Kush e mori vendimin fillestar? Cilat ishin arsyet? A është diktuar ky vendim nga ndonjë ndikim i jashtëm? Ne të gjithë duhet të qëndrojmë vigjilentë, të pyesim mbi gjithçka dhe të sigurohemi që të mos ecim përgjumësh drejt një kurthi të ri të Luftës së Ftohtë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy