Analizë e Kategorisë Superiore – Topat e rikuperuar dhe ato të humbur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Analizë e Kategorisë Superiore – Topat e rikuperuar dhe ato të humbur

Raporti ndërmjet topave të rikuperuar dhe topave të humbur është një indicie shumë interesante për të kuptuar nëse puna e skuadrës funksionon. Kemi menduar se është interesante një statistikë që shkon në detaje të këtij argumenti.

Në veçanti, analiza e zonave të fushës në të cilat skuadrat e Kategorisë Superiore humbasin topin dhe ku e rikuperojnë.

Për ta bërë këtë, duhet të imagjinojmë fushën të ndarë në tre zona horizontale, me pothuajse 35 metra secila (gjatësia standarte e një fushe loje është 105 metra). Do të kemi në këtë mënyrë rikuperime në zona të ulta (më pranë portës së vet), zona qëndrore dhe zona të avancuara. E njëjta gjë vlen edhe për topat e humbur.

Është korrekte të thuash që në këto statistika ndikon në mënyrë të rëndësishme stili i lojës së skuadrave. Një skuadër që rikuperon shumë topa në zona të avancuara do të tentojë të bëjë më shumë presing në krahasim me një skuadër që rikuperon shumë topa në zona të ulta.

Advertisement

Përsa i përket numrit të topave të humbur ndërkohë, ka rëndësi edhe cilësia e lojtarëve në zona të ndryshme të fushës së lojës: humbja e zotërimit të topit është e kushtëzuar edhe nga prezenca e kundërshtarëve, por një skuadër me cilësi të mira teknike ka mundësi të dalë më mirë nga këto situata.

Në grafikun e topave të humbur vëmë re sesi pjesa më e madhe e topave (mesatare për ndeshje) humbet në 30 metrat e fundit të fushës. Është e rëndësishme të nënvizohet sesi Tirana, Teuta dhe Kukësi humbasin relativisht pak topa afër portës së vet.

Përsa i përket topave të rikuperuar, kishim parë që Bylisi rikuperon shumë topa me një përqindje të mirë në pjesën sulmuese (si Tirana dhe Teuta), por në përqindjet e tij humbet më shumë topa në pjesën mbrojtëse në krahasim me Kukësin dhe Vllazninë. Kjo është ekzaktësisht ajo që shikohet duke parë këto të dhëna.

Në grafikun tjetër shikohet se kush janë skuadrat që realisht marrin avantazhe nga kombinimet e topave të rikuperuar dhe atyre të humbur. Edhe se të dhënat mund të duken shumë të ndryshëm ndërmjet tyre (topat e rikuperuar në fazën sulmuese dhe topat e humbur në të parin), kombinohen në realitet aksionet që janë më shumë vendimtare për rrezikshmëri (ofensive dhe difensive).

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy