Anglezët nuk duan t’ia dinë për koronavirusin, mijëra të dehur në rrugë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Anglezët nuk duan t’ia dinë për koronavirusin, mijëra të dehur në rrugë

Edhe pse Britania e Madhe njoftoi një ditë më parë heqjen e të gjitha masave kufizuese kundër përhapjes së koronavirusit dhe autoritetet kërkuan zbatimin e distancimit fizik, britanikët duket se as që duan tia dinë, sidomos kur bëhet fjala për alkoolin dhe pabet e tejmbushura me njerëz.

Janë pikërisht këto pamje që tregojnë se rrugët e Britanisë u pushtuan nga turma të rinjsh për të festuar rikthimin në normalitetin e zhurmshëm për herë të parë pas 3 muajsh izolim. Mediat shkruajnë se më shumë se 15 milionë birra janë shitur vetëm të shtunën.

Nuk ishte thjesht një party, por mijera të rinj të dehur të cilët injoruan distancimin shoqëror, duke detyruar policinë të ndërhyjë me arrestime por edhe detyrimin e pabeve për t’i mbyllur më herët se orari i lejuar.

Autoritetet thanë për mediat se janë detyruar të vënë në gatishmëri më shumë oficerë policie se sa kanë vendosur natën e vitit të ri.

Advertisement

Ata gjithashtu u shprehen se janë përballur me natën më të vështirë pasi oficerët e policisë u detyruan të merren me “meshkuj të zhveshur, pijanëcë të lumtur apo të zemëruar, sherre etj”.

Anglezët nuk duan t’ia dinë për koronavirusin, mijëra të dehur në rrugë shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy