Anonymous hack-on TASS, shfaq numrin e viktimave në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Anonymous hack-on TASS, shfaq numrin e viktimave në Ukrainë

Anonymous ka hack-uar agjencinë shtetërore të medias ruse “TASS”.

Në faqen e saj zyrtare tashmë shfaqet një mesazh dhe numri i viktimave të shkaktuara nga lufta.

“Të nderuar qytetarë. Ju bëjmë thirrje që të ndaloni këtë çmenduri, mos i dërgoni në vdekje të sigurt djemtë dhe burrat tuaj. Putini na bën të gënjejmë dhe na vë në rrezik.

Ne ishim të izoluar nga e gjithë bota, ata nuk blenë naftë dhe gaz. Pas pak vitesh do të jetojmë si në Korenë e Veriut. Çfarë është për ne? Për ta futur Putinin në tekstet shkollore? Kjo nuk është lufta jonë, le ta ndalojmë!”, është mesazhi i Anonymous-it.

Advertisement

Më tej shtohet se ky mesazh do të fshihet dhe “disa prej nesh do të pushohen nga puna apo edhe të burgosen. Por ne nuk mund të durojmë më”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy