
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka udhëtuar drejt Turqisë për një vizitë zyrtare që ka për qëllim ofrimin e ndihmës për të përballuar pasojat e tërmetit katastrofik.
Sekretari amerikan pritet që të mbërrijë me helikopter në zonat e goditura më rëndë nga lëkundjet sizmike. Më pas të hënën do të ketë bisedime me homologun e tij turk Mevlut Çavusoglu si dhe presidentin Rexhep Taip Erdogan.
Advertisement
Një tjetër çështje që Blinken do të diskutojë me autoritetet turke do të jetë edhe aplikimi i Suedisë dhe Finlandës për tu bërë pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Advertisement