Sekretari amerikan I Shtetit Antoy Blinken ka zhvulliar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, kun ë fokus të diskutimit ka qenë sulmi kibernetik në sistemin TIMS.
Ambasada amerikane, në një postim shkruan se Blinken I ka theksuar Ramës rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale.
“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli dje me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sekretari Blinken dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik.
Sekretari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale”. – Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane.