minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Përfundon takimi “kokë më kokë” me Blinken, Rama tregon çfarë u diskutua - Struga.info


Përfundon takimi “kokë më kokë” me Blinken, Rama tregon çfarë u diskutua

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përfundon takimi “kokë më kokë” me Blinken, Rama tregon çfarë u diskutua

Pas takimit 45 minutësh “kokë më kokë” me sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës, ku ka treguar çështjet kryesore që u diskutuan.

 

“Diskutuam lidhur me bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit, marrëdhëniet bilaterale, diskutuam për rajonin, ecurinë e reformave në Shqipëri. Në tërësi prekëm të gjitha temat që janë të rëndësishme për këtë marrëdhënie, përfshirë edhe temën e të qenit bashkë në aleancën e NATO-s.”

 

Advertisement

Kreu i qeverisë u ndal veçanërisht në rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit.

 

“Është një proces kur dy vende bëhen bashkë për të adresuar një apo disa dosje të caktuara dhe SHBA na propozoi ne këtë bashkëpunim, e pranuam me shumë kënaqësi dhe kjo na jep mundësi që në Këshillin e Sigurimit të luajmë një rol të veçantë. Për Ukrainën nuk është një çështje e Shqipërisë por e gjithë botës, e OKB-së… Ne, në këtë proces do të jemi krah SHBA-së dhe vendimmarrja do të jetë e SHBA-së.”

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy