“Arma” e SHBA kundër korrupsionit global: Si do funksionojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Arma” e SHBA kundër korrupsionit global: Si do funksionojë

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit 2021, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë publike strategjinë e tyre për të goditur korrupsionin global.

Së fundmi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken njofton për sanksione të reja dhe ndalesa për të udhëtuar drejt ShBA-së për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të korruptuar. Blinken në fjalën e tij ka deklaruar se SHBA po krijon “armën” kundër korrupsionit.

“Kam kënaqësinë të njoftoj sot se Departamenti i Shtetit po krijon një Koordinator për Anti-Korrupsionin Global, i cili do të integrojë dhe ngrejë luftën kundër korrupsionit në të gjitha aspektet e diplomacisë amerikane dhe ndihmës së huaj.

Koordinatori, duke punuar ngushtë me partnerët ndërinstitucionalë dhe ndërkombëtarë, do të udhëheqë zbatimin e Departamentit të Shtetit të Strategjisë së SHBA-së për luftën Kundër Korrupsionit, të shpallur këtë javë nga Shtëpia e Bardhë” tha Blinken këtë të enjte.

Advertisement

Konkretisht Blinken ka folur për 11 emra që do të shpallen “non grata” nga SHBA pasi janë të përfshirë në korrupsion.

“Në ditën ndërkombëtare Anti-Korrupsion, ShBA-ja do të vendosë sanksione dhe ndalesa vizash për 11 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë. Së bashku ne mund të luftojmë korrupsionin dhe të promovojmë llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë”, ka shkruar Blinken.

Kujtojmë se sot  zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit Gabriel Escobar zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë.

Zyrtari i lartë amerikan takimet i nisi me liderin e PD-së. Takimi që zgjati më shumë se një orë me kryedemokratin dhe kupolën drejtuese të PD-së u pasua me një bisedë të shkurtër kokë më kokë mes Escobarit dhe Bashës.

Advertisement

Një burim tha për ABC se Gabriel Escobar e ka bërë të qartë se “SHBA do të punojnë me institucionet shqiptare për të identifikuar biznesmenët që kanë vënë pasuri duke u ndihmuar nga politikanë të korruptuar”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy