“Arma” që mund të luftojë koronavirusin? Studimi tregon se antitrupat e lamave mundin Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Arma” që mund të luftojë koronavirusin? Studimi tregon se antitrupat e lamave mundin Covid-19

Zgjidhja për koronavirusin mund të ketë qenë duke na ndenjur në fytyrë tërë kohën, duke përtypur dembelisht një karotë. Duket se gjithçka që na duhet, është lama.

Një studim i botuar javën e kaluar në revistën Cell zbuloi se antitrupat në gjakun e lamas mund të ofrojnë një mbrojtje kundër koronavirusit. Lama ka antitrupa të vegjël që mund të vjedhin hapësirat në proteinat virale të cilat janë shumë të vogla për antitrupat njerëzorë, duke i ndihmuar ata të shmangin kërcënimin. Shpresa është se antitrupat e lamave mund të ndihmojnë në mbrojtjen e njerëzve që nuk janë infektuar.

Studiuesit ndërkombëtarë i detyrohen gjetjeve të tyre te një lame me emrin Winter, në Belgjikë. Antitrupat e saj tashmë kishin provuar veten si të afta për të luftuar Sars dhe Mers. Studiuesit tani po punojnë drejt provave klinike për koronavirusin e ri.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy