Armenia raporton për dy ushtarë të vrarë nga forcat azerbajxhanase

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Armenia raporton për dy ushtarë të vrarë nga forcat azerbajxhanase

Armenia dhe Azerbajxhani akuzuan njëri-tjetrin më 13 shkurt se hapën zjarr në kufirin mes dy shteteve, përderisa Jerevani tha se dy ushtarë u vranë nga forcat azerbajxhanase në rajonin jugor të Siunikut.

Jerevani dhe Bakuja kanë zhvilluar dy luftëra – në vitet ’90 dhe më 2020 – mbi rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut, që forcat azerbajxhanase e rimorën gjatë një ofensive të shkurtër vitin e kaluar.

“Njësitë e forcave të armatosura azerbajxhanase hapën zjarr me armë të vogla drejt pozicioneve luftuese armene afër fshatit Nerkin Hand”, tha Ministria e Mbrojtjes së Armenisë përmes një deklarate.

Në njoftim u tha se dy ushtarë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën.

Advertisement

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se trupat armene hapën zjarr dy herë në orët e vona të së hënës në fshatin Kokanabi, në rajonin verilindor të Tovuzit.

Armenia hodhi poshtë këto pretendime.

Pas ofensivës së vitit të kaluar të Azerbajxhanit, nga Nagorno-Karabaku, i banuar pothuajse krejtësisht nga armenët etnikë, u larguan mbi 100.000 persona për në Armeni, duke nxitur një krizë të refugjatëve./rel

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy