Arratia nga Kabuli, mercenari amerikan ofron 6.500 $ për një vend në avion

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arratia nga Kabuli, mercenari amerikan ofron 6.500 $ për një vend në avion

Gjashtë mijë e pesëqind dollarë për person. Kaq kërkon për person Erik Prince, “Zoti i luftërave private”, i cili ka dalë në aeroportin e Kabulit për të shitur “vende drejt lirisë”.

Me një çmim shtesë, nëse personi fatkeq, ka nevojë për ndihmë për të arritur deri në aeroport.

Themeluesi i “Blackwater”, një kompani që i ofronte roje sigurie CIA-s dhe Departamentit të Shtetit, shumë prej tyre të punësuar së bashku me ushtrinë zyrtare në Afganistan dhe Irak (dhe disa të dënuar për vrasjen e civilëve në terren), Prince ishte protagonist i polemikave të panumërta dhe skandaleve.

Ndër të fundit, një operacion i dyshimtë për të rekrutuar ish-agjentë amerikanë dhe britanikë për të ndërtuar sulme ndaj politikanëve përparimtarë dhe sindikatave amerikane dhe – historia doli në ‘The Time’ vetëm një muaj më parë – përfshirë një plan të errët prej 10 miliardë dollarësh për të qëlluar ndaj një ushtrie private në Ukrainë.

Advertisement

Largimi nga Afganistani

Një njeri i afërt me Trumpin, vëllai i ministres së tij të Arsimit, Betsy DeVos, Prince u ngarkua nga Steve Bannon të paraqiste një plan për të zëvendësuar ushtarët amerikanë të punësuar në Afganistan me një ushtri mercenarësh (ai gjithashtu donte të dërgonte kontraktorë për të ndaluar emigrantët në Libi).

Por nuk u bë asgjë dhe tani, në aktin e fundit të kësaj lufte të përjetshme, ai ka gjetur një mënyrë për të fituar para mes kaosit dhe dëshpërimit.

Por në xhunglën e aeroportit të Kabulit, siç raportohet nga gazeta “Wall Street Journal”, e cila raportoi për herë të parë praninë e Princit në kryeqytet, ata që i kanë idetë e qarta, për fat të mirë janë shumë më tepër se cinikët.

Advertisement

Organizatat e vogla dhe të mëdha po përpiqen të ndihmojnë me të gjitha mënyrat e mundshme me evakuimet: që nga universiteti ‘Georgetown’, ‘Johns Hopkins’, Projekti i Sigurisë Kombëtare ‘Truman’, deri tek ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton përmes Fondacionit Clinton.

Por edhe shumë të tjerë. Pak a shumë si individët privatë, që ofruan varkat e tyre për të shpëtuar trupat aleate të bllokuar në Dunkirk.

Fluturimet nga Kabuli

Advertisement

Në Kabul, është një garë kundër kohës. Shumë fluturime çarter po ngrihen në ajër me vende bosh, sepse është gjithnjë e më e vështirë t’i afrohesh aeroportit, pasi talebanët kanë njoftuar se nuk duan të lejojnë afganët të largohen.

Për të mos përmendur vështirësitë e vazhdueshme burokratike.

“Është një kaos total, – thotë Warren Binford për gazetën “WSJ”, një profesor i drejtësisë në Universitetin e Kolorados (SHBA), i cili po ndjek përpjekje të ndryshme evakuimi. – Ne jemi dëshmitarë të një operacioni masiv të “hekurudhës nëntokësore” (rrjeti përmes të cilit skllevërit e Jugut largoheshin në shtetet ku mund të jetonin të lirë). Vetëm se që të funksionojë për dekada, duhet të ecim në këmbë për orë të tëra, ose me ditë”.(gazeta “Si”)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy