Arrestohet shqiptari me 11 kilogramë drogë dhe biçikleta të vjedhura, i hiqet leja e qëndrimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arrestohet shqiptari me 11 kilogramë drogë dhe biçikleta të vjedhura, i hiqet leja e qëndrimit

Një punonjës i një kompanie transporti, me leje qëndrimi të vlefshme dhe pa precedentë penalë, është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike.

Arrestimi u bë mëngjesin e natës së Pashkëve, pas një sërë raportimesh në lidhje me një mallra të vjedhura.

Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe garazhin në pronësi të shtetasit shqiptar 35-vjeçar, banues në Kazanovë, hetuesit zbuluan dy biçikleta elektrike luksoze, njëra me vlerë 3000 euro dhe tjetra 6000 euro, të vjedhura përkatësisht javën e kaluar. Burri pranoi se i kishte blerë biçikletat nga një person i paidentifikuar.

Përveç biçikletave, në garazh u gjetën edhe 11 kg marijuanë e ndarë në 20 pako të mbyllura dhe një shumë prej 2990 euro, e fshehur e cila dyshohet se është rezultat i aktiviteteve të paligjshme.

Advertisement

Pas arrestimit, shqiptarit iu hoq leja e qëndrimit dhe do të dëbohet nga territori italian.

Hetimet janë ende duke u zhvilluar për të identifikuar rrjetet e kontaktit të shqiptarit të arrestuar dhe kanalet e tij të furnizimit me drogë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy