Bëni Like Struga.info në Facebook


Arrin në 25 numri i të vdekurve nga sulmi rus ndaj godinës së banimit në Dnipro

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arrin në 25 numri i të vdekurve nga sulmi rus ndaj godinës së banimit në Dnipro

Numri i të vdekurve nga një sulm me raketa ruse në një ndërtesë apartamentesh në qytetin juglindor të Dnipros arriti të dielën në 25, njoftuan autoritetet lokale ndërsa punonjësit e ekipeve të shpëtimit përpiqeshin të nxirrnin të mbijetuarit nga rrënojat.

 

Ekipet e urgjencës punuan gjatë natës së ftohtë në ndërtesën shumëkatëshe të banimit, ku u shënua numri më i madh i viktimave nga një breshëri sulmesh ruse në qytetet ukrainase të shtunën. Goditjet, të cilat vunë gjithashtu në shënjestër kryeqytetin Kiev, dhe qytetin verilindor të Kharkivit, i dhanë fund një ndërprerjeje dyjavore të sulmeve masive të Moskës ndaj infrastrukturës së energjisë elektrike dhe qendrave urbane të Ukrainës.

 

Advertisement

Rusia hodhi 33 raketa të shtunën, nga të cilat 21 u rrëzuan, sipas gjeneralit Valeriy Zaluzhny, komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës.

 

Autoritetet e qytetit Dnipro njoftuan të dielën pasdite se të paktën 73 persona u plagosën dhe 43 persona figuronin të zhdukur. Ai tha se 39 persona janë shpëtuar deri tani.

 

Advertisement

Ivan Garnuk ishte në banesën e tij kur ndërtesa u godit dhe tha se ndihej me fat që kishte mbijetuar. Ai përshkroi tronditjen e tij se si kishin mundur rusët të godisnin një godinë banimi pa vlerë strategjike.

 

“Këtu nuk ka objekte ushtarake. Nuk ka asgjë,” tha ai. “Nuk ka mbrojtje ajrore, nuk ka baza ushtarake. Thjesht goditën civilë, njerëz të pafajshëm.”

 

Advertisement

Banorët e Dnipro-s iu bashkuan punonjësve të shpëtimit në vendngjarje për të ndihmuar në pastrimin e rrënojave. Të tjerë sollën ushqime dhe rroba të ngrohta për ata që kishin humbur shtëpitë e tyre.

 

“Ky është padyshim terrorizëm dhe e gjithë kjo thjesht nuk është njerëzore,” tha një banor lokal, Artem Myzychenko, ndërsa pastronte rrënojat.

 

Advertisement

Duke marrë përgjegjësinë për sulmet me raketa anembanë Ukrainës, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të dielën se ia arriti qëllimit.

 

“Të gjitha objektivat e përcaktuara janë goditur. Qëllimi i sulmit është arritur,” thuhej në një deklaratë të ministries, postuar në Telegram. Në deklaratë thuhej se raketat u hodhën “mbi sistemin e komandës dhe kontrollit ushtarak të Ukrainës dhe objekteve të lidhura me energjinë”, dhe nuk përmendej sulmi në godinën e banimit në Dnipro.

 

Advertisement

Të dielën, forcat ruse sulmuan një zonë banimi në qytetin jugor të Ukrainës Kherson, tha guvernatori rajonal Yaroslav Yanushevych në një postim në Telegram. Sipas informacioneve paraprake dy persona kanë mbetur të plagosur.

 

Sulmet e reja ajrore të Rusisë erdhën ndërsa luftime të ashpra janë ndezur në provincën lindore Donetsk të Ukrainës, ku ushtria ruse ka thënë se ka marrë nën kontroll qytetin e vogël të minierave të kripës Soledar, por Ukraina thotë se trupat e saj janë ende duke luftuar.

 

Advertisement

Nëse forcat ruse fitojnë kontrollin e plotë të Soledarit, kjo do t’i lejonte ata t’i afrohen më shumë qytetit më të madh, Bakhmut. Beteja për Bakhmutin zgjat prej muajsh, duke shkaktuar viktima të konsiderueshme nga të dyja palët./voa

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy