“As që mund të mendohet se mund të ketë konflikt bërthamor”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“As që mund të mendohet se mund të ketë konflikt bërthamor”

“Veç të mendohet se mund të ketë një konflikt bërthamor është thjesht e paimagjinueshme”, tha Stephane Dujarric për AFP News kur u pyet për reagimin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres ndaj urdhërit të Vlladimit Putin për vendosjen në gatishmëri të lartë të forcave të “parandalimit bërthamor”.

Në një përshkallëzim dramatik të tensioneve mes botës perëndimore dhe Rusisë lidhur me pushtimin rus të Ukrainës, presidenti Vladimir Putin urdhëroi forcat bërthamore ruse të viheshin në gatishmëri të lartë të dielën në përgjigje të asaj që ai i quajti “deklarata agresive” nga fuqitë kryesore të NATO-s.

Direktiva për vendosjen e armëve bërthamore të Rusisë në një gjendje të shtuar gatishmërie për lëshim ngjalli frikën se kriza mund të vlonte në një luftë bërthamore, qoftë nga projektimi apo gabimi.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka kërkuar Ushtrisë së tij, që të vendosi forcat e “Parandalimit Bërthamor” në gatishmëri të lartë.

Advertisement

Kjo si përgjigje të “deklaratave agresive” të vendeve të NATO-s.

Ky urdhër është njoftuar nga agjencia ruse e lajmeve “TASS”.

Sipas saj, Putin ka diskutuar me ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë, Valery Gerasimov.

“Zyrtarët e lartë të vendeve kryesore të NATO-s lejojnë gjithashtu deklarata agresive kundër vendit tonë, prandaj urdhëroj, ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse të transferojnë forcat e ‘Parandalimit’e në atë të detyrës luftarake”, tha Putin në deklaratën.

Advertisement

Nuk dihet ende se çfarë përfshin “mënyra e veçantë e detyrës luftarake”.

Putin ka paralajmëruar shtetet e huaja, që të mos ndërhyjnë në pushtimin e tij të Ukrainës, duke thënë se kjo mund të çojë në “pasoja që nuk i kanë parë kurrë”.

Rusia, tashmë, ka nisur sulme me raketa kundër ndërtesave në Kiev, Kharkiv dhe qytete të tjera të mëdha të Ukrainës, pasi kërcënon një sulm të gjithanshëm të paparë që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.

Fjalimi i parë i Putin u interpretua gjerësisht si sinjalizues i një kërcënimi për përdorimin e armëve bërthamore nëse Perëndimi do të qëndronte në rrugën e tij.

Advertisement

Zhvendosja e këtyre forcave në statusin e alarmit të lartë është një mënyrë që Moska të dërgojë një paralajmërim.

Kalimi në statusin e alarmit ka të ngjarë ta bëjë më të lehtë lëshimin e armëve, por kjo nuk do të thotë se ekziston një synim aktual për t’i përdorur ato.

Rusia ka stokun më të madh të armëve bërthamore në botë, por gjithashtu e di se NATO-ja gjithashtu ka mjaftueshëm për të shkatërruar Rusinë nëse ato do të përdoreshin.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy