Putin, paralajmërim bërthamor Shteteve të Bashkuara!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Putin, paralajmërim bërthamor Shteteve të Bashkuara!

Putin, paralajmërim bërthamor Shteteve të Bashkuara!

Presidenti rus Vladimir Putin firmosi politikën e re bërthamore të Rusisë, e cila do të lejojë përdorimin e armëve atomike si përgjigje ndaj sulmeve me armë konvencionale.

Praktikisht, Rusia me këtë gjest nënkupton se nuk do ta respektojë më politikën e mospërdorimit të armëve nukleare në instancën e parë. Ky është përkthyer si mesazh për Shtetet e Bashkuara.

Muajin e kaluar, presidenti Donald Trump njoftoi tërheqjen e mundshme të SHBA-së nga traktati “Qiejt e hapur”, i nënshkruar në 1992 e që hyri në fuqi 10 vjet më vonë, pasi u ratifikuar nga 20 shtete. Është një traktat I nënshkruar nga të gjithë anëtarët e Nato-s.

Advertisement

“Në përputhje me doktrinën ushtarake të Rusisë, dokumenti I ri rikonfirmon që ajo mund t`i përdorë armët atomike si përgjigje ndaj një sulmi nuklear apo një agresioni që përfshin armë konvencionale që kërcënojnë ekzistencën e shtetit” , thotë Associated Press.

Ky ndryshim në politikën e Rusisë interpretohet edhe si përpjekje për të ndaluar vendosjen e raketave amerikane në Europë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy