As vdekja nuk i ndau, ish-kryeministri i holandës dhe bashkëshortja e tij ndërrojnë jetë të kapur dorë për dore pas 70 viteve martesë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
As vdekja nuk i ndau, ish-kryeministri i holandës dhe bashkëshortja e tij ndërrojnë jetë të kapur dorë për dore pas 70 viteve martesë

“Deri sa vdekja të na ndajë”, kjo shprehje nuk vlen për ish-kryeministrin e Holandës Dries van Agt dhe bashkëshorten e tij Eugenie van Agt-Krekelberg, pasi të dy kanë ndërruar jetën në të njëjtën ditë të kapur për dore me njëri-tjetrin.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se ish-kryeminsitri i Holandës nga viti 1977 deri në vitin 1982, dhe abshkëshortja e tij kanë vdekur nga eutanazi

Lajmi u bë publik të premten nga Forumi i të Drejtave, i cili tha se çifti vdiq të hënën dhe do të varrosej në një ceremoni private në qytetin lindor të Nijmegen.

“Ai vdiq dorë për dore me gruan e tij të dashur Eugenie van Agt-Krekelberg, e cila ishte mbështetja e tij për më shumë se 70 vjet”, thuhej në deklaratë.

Advertisement

Ata ishin të rënduar nga gjendja shëndetësore prej disa vitesh. Në vitin 2019, Van Agt pësoi një hemorragji në tru, teksa mbante një fjalim në një ngjarje përkujtimore për palestinezët dhe nuk u shërua kurrë plotësisht.

Van Agt drejtoi qeverinë holandeze nga viti 1977 deri në vitin 1982. Kryeministri holandez Mark Rutte, e cilësoi Van Agt si “stër-stërgjyshin e tij në detyrë”.

“Me gjuhën unike, bindjet e tij të qarta dhe prezantimin e mrekullueshëm, Dries van Agt i dha ngjyrë dhe substancë politikës holandeze në një kohë polarizimi dhe rinovimi partiak”, tha Rutte në një deklaratë.

Van Agt njihej për gjuhën e pasur dhe pasionin për çiklizmin. Ai u detyrua ta linte këtë hobi në vitin 2019, pasi u rrëzua.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy