Ashpërsimi i ligjit britanik për emigrantët ilegal/ OKB: Vendim shumë shqetësues

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ashpërsimi i ligjit britanik për emigrantët ilegal/ OKB: Vendim shumë shqetësues

Projektligji i qeverisë britanike për ndalimin e emigrantëve të paligjshëm ka ngjallur mjaft polemika. Agjencia e Kombeve të Bashkuara deklaroi se ligji i propozuar për azilin është shumë shqetësues. Sipas OKB, kjo masë nuk është e nevojshme për të frenuar hyrjen ilegale në territorin anglez.

 

Nga ana tjetër kryeministri anglez Rishi Sunak duket i vendosur në vendimin e tij për të miratur këtë ligj. Ai ka deklaruar se është i gatshëm për çdo luftë ligjore. Ligji parashikon se kushdo që zbulohet se ka hyrë ilegalisht në Britani do të dëbohet dhe nuk do të mundet të marrë nënshetësi britanik në të ardhmen.

 

Advertisement

Ligji është pjesë e një sërë masash të rrepta që kanë në fokus frenimin e emigrantëve ilegalë që futen në Britani përmes rrugëve të ndryshme.

 

Ndërkohë, Konventa për Refugjatët , e miratuar për herë të parë në 1951, është një traktat shumëpalësh që përcakton se kush kualifikohet si refugjat dhe detyrimet e shteteve nënshkruese për t’i mbrojtur ata.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy