Atë që nisi Beethoven e përfundon inteligjenca artificiale: Ndërtohet simfonia e 10-të e Beethohevenit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Atë që nisi Beethoven e përfundon inteligjenca artificiale: Ndërtohet simfonia e 10-të e Beethohevenit

Inteligjenca artificiale ka përfunduar simfoninë e 10 të Bethovenit, që kishte mbetur e papërmbushur pas vdekjes së kompozitorit në vitin 1827.  Inteligjenca artificiale u furnizua me skica e shënime të Beethovenit si edhe partitura të kompozitorëve të kohës.

“Këtë duhet ta kuptosh kështu, që Beethoveni në momentin që kishte ide të reja mbante shënime. Disa herë si fjalë, disa herë si nota muzikore”, thotë Matthias Röder, drejtor i Institutit Karajan në Salcburg.

Bazuar në këtë material, drejtori i projektit dhe ekipi i tij bënë supozime, duke bërë pyetje të tilla si: Si do t’i kishte bërë Beethoven disa gjëra?

Simfonitë, sonatat në piano, kuartetet në violinë iu ofruan inteligjencës artificiale rregullisht për “ta trajnuar”. Si në trurin e njeriut që ka rrjetin neuronal, kompjuteri është në gjendje të krijojë vetë lidhje të reja. Rezultatet që përshtateshin më mirë me njëra-tjetrën u rifutën në sistem duke iu dhënë nota të reja.

Advertisement

Për të përfunduar punën e gjeniut të muzikës u angazhuan një grup muzikantësh, kompozitorësh dhe shkencëtarësh .

Programuesit dhe muzikantët e përfshirë në projekt kanë pohuar se në nisje të projektit, inteligjenca artificial prodhoi pjesëza muzikore shumë mekanike dhe përsëritëse, por gjatë javëve të fundit u përmirësua ndjeshëm si programi ashtu edhe rezultatet.

Të tilla eksperimente nuk janë të reja, pasi më parë ekspertët janë përpjekur të ndjekin gjurmët edhe të kompozitorëve të tjerë të papërsëritshëm si Bach, Mahler dhe Schubert.

Se sa do të ndjehet kalimi nga origjinali tek kompozimi i inteligjencës artificiale, këtë mund ta thotë vetëm  publiku kur të ndjekë simfoninë e luajtur.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy