Autobusi i shkollës përplaset me betonieren, humb jetën një fëmijë dhe një shofer

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Autobusi i shkollës përplaset me betonieren, humb jetën një fëmijë dhe një shofer

Dy persona humbën jetën dhe rreth 40 të tjerë u plagosën pas një aksidenti automobilistik që ndodhi të premten në një autostradë në Teksas.

Rreth orës 14:00 (me orën lokale) një betoniere doli nga korsia dhe u përplas kokë më kokë me një autobus shkolle në një autostradë në kontenë Bastrop, në verilindje të Austin.

Një foshnjë në autobus ka humbur jetën menjëherë, ndërsa ka humbur jetën edhe drejtuesi i makinës që ishte mbrapa autobusit të shkollës dhe u përplas me të pasi nuk mundi të frenonte në kohë në kohë.

Autobusi i shkollës mbante 44 të vegjël dhe 11 të rritur që po ktheheshin nga një udhëtim në një kopsht zoologjik.

Katër të plagosurit, gjendja e të cilëve u cilësua si kritike, u dërguan me helikopter në spital.

Advertisement

Gjashtë të lënduarit e tjerë në gjendje të rëndë janë transportuar me autoambulanca, ndërsa të lënduarve të mbetur iu është dhënë ndihma e parë në vend dhe disa janë dërguar në spitale për ndihmë të mëtejshme mjekësore./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy