Autori i masakres me harqe e shigjeta një shtetas danez/ Policia: Ishte konvertuar në mysliman dhe u radikalizua

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Autori i masakres me harqe e shigjeta një shtetas danez/ Policia: Ishte konvertuar në mysliman dhe u radikalizua

Një danez 37-vjecar është autori i masakres që ndodhi në Kongesberg në Norvegjine juglindore.

Ai u arrestua pak pasi kreu një tragjedi të vërtete duke vrarë katër burra dhe një grua, e duka lënë pas disa viktima.

I armatosur me një hark dhe shigjetë , ai shënjestroi kalimtarët në zona të ndryshme të qytetit.

Danezi 37-vjeçari u arrestua më pas dhe u dërgua në burgun e Drammen.

Advertisement

Policia norvegjeze bëri të ditur se autori i masakres kishte disa kohë që ishte konvertuar në mysliman .

Gjatë marrjes në pyetje, e cila u zhvillua disa orë pas arrestimit, 37-vjeçari ishte bashkëpunues me policinë dhe tha se ishte “i impresionuar nga situata”. Viktimat e masakrës janë katër gra dhe një burrë, të gjithë midis moshës 50 dhe 70 vjeç. Të dy të plagosurit janë shtruar në spital në terapi intensive . Midis tyre, një oficer policie jashtë detyrës që ishte brenda një dyqani.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy