Autoritetet britanike lirojnë gabimisht një të dënuar algjerian, qeveria: Kjo është e papranueshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria britanike ndodhet përsëri në një pozicion të vështirë pasi policia konfirmoi se një tjetër i burgosur i huaj ishte liruar aksidentalisht nga burgu, mes një debati të tensionuar publik mbi imigracionin dhe sistemin e azilit në vend.

Rreth dy javë më parë, një azilkërkues etiopian, Hadous Kebatu, i cili u dënua në shtator për sulm seksual , u lirua aksidentalisht . Sekretari i Drejtësisë David Lamy njoftoi në atë kohë se do të niste një hetim, pasi shifrat tregojnë se gabime të tilla janë rritur ndjeshëm (262 lirime nga burgu midis marsit 2024 dhe marsit të këtij viti, krahasuar me vetëm 115 një vit më parë).

Sot, policia e Londrës konfirmoi se u informua të hënën se një algjerian 24-vjeçar u lirua gabimisht nga burgu Wandsworth në jug të Londrës më 29 tetor, vetëm pesë ditë pas Kebbato-s. Policia nuk specifikoi nëse algjeriani, i cili është ende në kërkim, kishte aplikuar për azil në Britani.

Sekretari i Drejtësisë tha se ishte “i indinjuar dhe i tmerruar” nga gabimi i fundit dhe tha se departamenti i tij kishte punuar “gjithë natën” për ta gjetur dhe për ta sjellë përsëri në burg.

Advertisement

Një zëdhënës i kryeministrit Keir Starmer e quajti gabimin “krejtësisht të papranueshëm”. “Sistemi duhet të forcohet dhe të vendosen kontrolle të përshtatshme për të parandaluar që kjo të ndodhë përsëri”, tha ai.

Megjithatë, David Lamy po merr kritika të ashpra pasi refuzoi t’i konfirmonte parlamentit se ishte në dijeni të gabimit të ri.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy