Autoritetet ruse arrestojnë Navalnin sapo mbërrin në Moskë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Autoritetet ruse arrestojnë Navalnin sapo mbërrin në Moskë

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalni u ndalua të dielën, sapo arriti në Moskë pas disa muajsh qëndrim në Gjermani ku po mjekohej pas helmimit me noviçok.

Navalni u ndalua në pikën e kontrollit të pasaportave në aeroportin Sheremetievo. Avokati i tij, që e shoqëronte gjatë udhëtimit, nuk u lejua ta shoqëronte kur mbërriti në Rusi.

Autoritetet ruse kishin thënë se Navalni shkeli termat e lirimit me kusht dhe se do të kërkonin arrestimin e tij.

Avioni me të cilin udhëtonte aktivisti rus, operohej nga shoqëria ruse e fluturimeve, Pobeda, e cila zotërohet nga kompania shtetërore Aeroflot. Avioni ishte planifikuar të zbriste në aeroportin Vnukovo, por zbriti në Sheremetievo, të dy aeroporte të Moskës.

Advertisement

Përkrahësit e tij kishin thënë se do të dilnin në aeroportin Vnukovo të Moskës për ta pritur. Pritej që të dilnin edhe aktivistë pro-Kremlinit.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Moskës kishte thënë që çdo grumbullim do të konsiderohej i paligjshëm pasi aktivistët nuk kishin siguruar leje paraprake.

Autoritetet e aeroportit thanë se nuk do të lejohej prania e gazetarëve, duke ngritur si arsyetim kufizimet për koronavirusin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy