
Avionët ushtarakë amerikanë, me urdhër të presidentit Joe Biden, sulmuan grupet e militantëve të mbështetur nga Irani në Siri.
Nderhyrja u be pasi keto grupe kishin sulmuar trupat amerikane në vend dhe në Irak pas sulmeve të 7 tetorit në Izrael.
Lajmi u konfirmua nga Pentagoni.
Nderkohe, ushtria izraelite, me tanke dhe ushtarë dhe mbështetje të forcave ajrore, ka hyrë sërish në Rripin e Gazës për bastisje të kufizuara.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi ushtarak, sipas të cilit janë goditur operativët dhe pozicionet e Hamasit.
Advertisement
Bastisja preku zonën Shujaiyya, një periferi e qytetit të Gazës shumë përtej kufirit. Menjëherë pas kësaj, ushtria doli nga Rripi pa humbje.
Advertisement