Avokatët publikojnë videon 3D: Ja si u vra kinematografja nga Alec Baldwin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Avokatët publikojnë videon 3D: Ja si u vra kinematografja nga Alec Baldwin

Një video 10-minutëshe e krijuar nga avokatët e familjes së Halyna Hutchins tregon momentin sesi u vra kinematografja nga aktori Alec Baldwin, gjatë xhirimeve të një filmi në tetor të vitit të kaluar. Në video, tregohet e gjithë skena e ngjarjes e rikrijuar në kompjuter si të ishte një lojë.

Baldwin shihet teksa merr pistoletën Colt dhe pasi ulet në një stol përballë grupit të xhirimit, e nxjerr atë nga këllëfi dhe qëllon, duke vrarë Hutchins dhe duke plagosur regjisorin Joel Souza. Në video, gjithashtu tregohet se plumbi në mulli ishte i vërtetë.

Avokatët që paditën për një shumë ende të papublikuar aktorin, thonë se ai kishte refuzuar të trajnohej për përdorimin e armëve dhe se nuk e kishte kontrolluar kurrë personalisht pistoletën. Gjithashtu, paraqitën 15 shkelje të sigurisë që pretendojnë se producentët e filmit kanë kryer në sheshin e xhirimit. Baldwin pretendon se ishte Hutchins që i kërkoi të drejtonte pistoletën nga ajo, para se të shkrepej.


Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy