Azerbajxhani akuzon Armeninë për vrasjen e 21 civilëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Azerbajxhani akuzon Armeninë për vrasjen e 21 civilëve

Azerbajxhani ka akuzuar ushtrinë armene për vrasjen e të paktën 21 civilëve, derisa janë intensifikuar luftimet mbi territorin e shkëputur të Nagorno Karabakut.

Zëdhënësi presidencial i Azerbajxhanit, Hikmet Hajiyev, tha se forcat armene kishin “përdorur municione për të shkaktuar viktima midis civilëve” në Barda, në Azerbajxhanin qendror.

Armenia ka mohuar kryerjen e sulmit dhe akuzoi Azerbajxhanin se sulmoi një maternitet në rajon.

Luftimet për rajonin e Nagorno Karabakut shpërthyen më 27 shtator. Territori malor është zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, por udhëhiqet nga armenët etnikë që kanë mbështetjen e Jerevanit.

Advertisement

Deri më tani zyrtarët e të dyja vendeve disa herë janë pajtuar për armëpushim, mirëpo nuk kanë arritur t’i përmbahen atij, duke bërë akuza të ndërsjella.

Konflikti në këtë rajon ka ngjallur frikën se mund të përfshijë edhe dy vende tjera, Rusinë dhe Turqinë. Moska përkrahë Armeninë dhe ka një bazë ushtarake atje, ndërsa Ankaraja i ka dalë në mbrojtje Azerbajxhanit./ Rel

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy