
“Babai im vdiq për shkaqe natyrore, por u klasifikua si COVID”, ky është denoncimi i një 60-vjeçari që jeton në zonën e Pavias në Itali. Alberto Stelluti Scala, ish-menaxher i një banke, rrëfue se i ati, Casarza Ligure ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare më 24 gusht.
Por sipas tij, edhe pse në ditët e fundit të jetës ai nuk shfaqi kurrë shenja të koronavirusit, vdekja e tij u klasifikua si prej koronavirusit. Stelluti Scala tha se për babanë e tij nuk pati as një tampon që ta provonte atë çfarë shkruhet.
“Babai im vdiq në shtëpi në shtratin e tij, i rrethuar me dashuri, në një mënyrë krejtësisht të natyrshme dhe si rezultat i një numri të konsiderueshëm të patologjive të mëparshme. Në fakt ai kishte probleme me zemrën, veshkat dhe disa sëmundje të tjera. Sidoqoftë, ai kurrë nuk u sëmur nga koronavirusi.”
Giuseppe Scala nuk ka kryer asnjëherë tampon për COVID-19, qoftë edhe në pikun e pandemisë, edhe pse ishte në moshë të thyer.
“As mjeku i përgjithshëm dhe as profesionistët e tjerë që e ndoqën atë për arsye të ndryshme nuk e konsideruan të domosdoshme t’i bënin testin. Atëherë pse vdekja e tij u klasifikua si pasojë e koronavirusit?”, pyet i biri.
Advertisement
Ai kërkoi të bëhet një autopsi, teksa nxori edhe prova që është bërë një manipulim.
“Një autopsi duhet të kryhet, por unë besoj se detyrimi i qytetarëve të zakonshëm për të kryer një autopsi me shpenzimet e tyre për të provuar se një i afërm i moshuar nuk vdiq nga koronavirusi është një hipotezë e gabuar. Meqenëse babai im, siç e njeh certifikata, nnuk është prekur kurrë nga koronavirusi, duhet të supozohet se ai nuk ka vdekur nga COVID.”
The post “Babai im vdiq nga sëmundje të tjera, por u klasifikua si COVID” appeared first on Vizion Plus.