
Presidenti amerikan Biden theu këtë të shtunë heshtjen në lidhje me balonën e spiunazhit kinez që është parë duke bërë rrugën e saj në pjesën juglindore në Shtetet e Bashkuara.
I pyetur nëse qeveria amerikane do të rrëzojë avionin vëzhgues, Biden tha, “ne do të kujdesemi për të”.
Advertisement
Pajisja kineze e mbikëqyrjes u pa duke qëndruar pezull mbi Charlotte, në Karolinën e Veriut, rreth 10:30 të mëngjesit të së shtunës me orën lokale.
Advertisement
Në lidhje me këtë balonë, Kina ka pretenduar se është lëshuar në ajër për arsye meteorolgjike por është devijuar nga drejtimi për shkak të motit të keq.