Basha zbardh çfarë u diskutua me Metën në vilën 4: Me presidentin u dakordësuam që të bashkohemi kundër krizës. Shqiptarët do shpëtojnë nga armiku i tyre, kur t’i drejtohen kutive të votimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha zbardh çfarë u diskutua me Metën në vilën 4: Me presidentin u dakordësuam që të bashkohemi kundër krizës. Shqiptarët do shpëtojnë nga armiku i tyre, kur t’i drejtohen kutive të votimit

Pas takimit 60 minutësh me Presidentin e Republikës, Ilir Meta dhe aletatët opozitarë, ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Nëpërmjet një shënimi në Twitter, Basha ka zbardhur detaje nga takimi. Ai thekson se kriza dhe rrugëdalja prej saj ishin dy çështjet më kryesore të diskutimit.

Basha shprehet se shqiptarët do të shpëtojnë kur, të bashkuar kundër së keqes, do t’u drejtohen kutive të votimit me te gjitha garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Shembja e Teatrit është prova e fundit e një hajduti ordiner që i vjedh, i varfëron, dhe i dhunon shqiptarët. Me çdo ditë që kalon, RAMAVIRUSI i bën dhe më keq njerëzve dhe vendit. Ai është sot armiku i mirëqenies së shqiptarëve.

Advertisement

Gjatë takimit të koalicionit opozitar me Presidentin Meta diskutuam për krizën dhe rrugëdaljen prej saj: shqiptarët do të shpëtojnë kur, të bashkuar kundër së keqes, do t’u drejtohen kutive të votimit me te gjitha garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, njofton Basha.

Dy ditë më parë, kreu i shtetit ka realizuar një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, ndërkohë që pritet të startojë dhe tryezën me faktorin politik, që pas 17 majit, duket se është rikthyer sërish në ngërç.

Shembja e Teatrit Kombëtar është quajtur nga Presidenti si akt cubash, por dhe si akt i programuar shkombëtarizues.

Ai më herët ankimoi vendimin e shembjes në Gjykaten Kushetuese, por Bashkia e Tiranës realizoi prishjen e ndertesës pa pritur që vendimi të shqyrtohej nga kjo gjykatë.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy