BE: Bisedimet për marrëveshjen bërthamore me Iranin, “konstruktive”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Java e parë e bisedimeve që synojnë shpëtimin e marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe fuqive botërore ka qenë “konstruktive”, vlerësoi të premten, Bashkimi Evropian.

Teherani njoftoi se bisedimet në Vjenë të Austrisë do të vazhdojnë më 14 prill.

Marrëveshja ka filluar të shpërbëhet që kur ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e tërhoqi SHBA-në më 2018 pasi pretendonte se ajo nuk ishte e negociuar mirë dhe i mundësonte Teheranit të prodhojë armë bërthamore.

Irani filloi me shkeljen e saj duke rritur nivelet e uraniumit të pasuruar.

Advertisement

Diplomatët nga Irani, Kina, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Rusia, si palë të mbetura në marrëveshje, u takuan këtë javë në Vjenë, me pjesëmarrje indirekte edhe amerikane, përmes një delegacioni të vendosur afër vendit ku po mbaheshin bisedimet.

Ne emër të Bashkimit Evropian kryesuesi i takimit, diplomati i BE-së, Enrique Mora, tha se bisedimet kishin qenë “konstruktive dhe të orientuara drejt rezultateve”.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka thënë se ai është i gatshëm të kthehet në marrëveshje, por Irani ka refuzuar negociatat e drejtpërdrejta me Uashingtonin duke kërkuar heqjen e sanksioneve që i kishte vendosur administrata e ish-presidentit Trump.

Izraeli ka qenë një kritik i ashpër i marrëveshjes bërthamore, e cila synonte të lehtësonte sanksionet ekonomike ndaj Iranit në këmbim të uljes së programit të diskutueshëm bërthamor të Teheranit.

Advertisement

“Ne nuk duhet t’i kthehemi marrëveshjes së rrezikshme bërthamore me Iranin, sepse një Iran bërthamor është një kërcënim ekzistencial për shtetin e Izraelit dhe një kërcënim i madh për sigurinë e të gjithë botës”, ka thënë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu./ Rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy