BE dhe Britania ende asnjë dakortësi për marrëveshjen tregtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BE dhe Britania ende asnjë dakortësi për marrëveshjen tregtare

Britania  e Madhe dhe Bashkimi Evropian nuk kanë arritur ende një dakordësi për marrëveshjen tregtare. Pas një samiti tre orësh me shefen e komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, tha se tani është koha që bizneset dhe njerëzit të përgatiten për një situate pa marrëveshje.

Sipas Johnsonit oferta aktuale e Bashkimit Evropian ishte e papranueshme.

 

BORIS JOHNSON

Advertisement

KRYEMINISTER NE BRITANINE E MADHE

 

Tani ekziston një mundësi e fortë që ne të kemi një zgjidhje pa marrëveshje. Ajo që i thashë kabinetit këtë mbrëmje është të vazhdoj dhe të bëj ato përgatitje. Ne nuk jemi duke ndaluar bisedimet, ne do të vazhdojmë të negociojmë por duke parë se ku jemi unë mendoj se është jetike që të gjithë tani të bëhen gati për opsionin australian.”

 

Advertisement

Kanë mbetur edhe pak ditë derisa Britania madhe të largohet përfundimisht nga Bashkimi Europian.

Bisedimet për marrëveshjen tregtare kanë ngecur në tre pika kyçe të drejtat e peshkimit, rregullat për subvencionet shtetërore për biznesin, si dhe rregullat për ruajtjen e çdo marrëveshjeje të mëparshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy