BE do të eksportojë 700 milionë doza vaksinash brenda 6 muajve të parë të 2022

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BE do të eksportojë 700 milionë doza vaksinash brenda 6 muajve të parë të 2022

Bashkimi Evropian planifikon të eksportojë 700 milionë doza të vaksinave kundër Covid deri në mesin e vitit 2022.

Lajmin e ka bërë të ditur presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, në një video-mesazh të transmetuar në rrjetet sociale.

“BE është donatori më i madh i vaksinës për Covid-19. Ne tejkaluam objektivin tonë të shpërndarjes në 2021, me 380 milionë doza të përbashkëta.

Dhe ne do të bëjmë më shumë. Ekipi Europe ka premtuar të ndajë 700 milionë doza deri në mesin e 2022. Jemi në rrugën e duhur”, nënvizon presidentja e KE

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy