BE i kërkon Putinit të lirojë Navalnyn

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BE i kërkon Putinit të lirojë Navalnyn

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se ka kërkuar nga presidenti rus, Vladimir Putin, që të lirojë politikanin opozitar, Aleksei Navalny.

“Në bisedën time me Putinin sot, kam riktheksuar se BE-ja është e bashkuar në dënimin e ndalimit të Alexei Navalnyt dhe bën thirrje për lirimin e menjëhershëm”, shkroi Michel në Twitter.

Navalny u ndalua fundjavën e kaluar dhe u burgos për 30 ditë, për shkelje të pretenduara të lirimit me kusht.

Navalny u ndalua menjëherë pas kthimit në Moskë nga Gjermania, ku u trajtua për helmim me një agjent nervor.

Advertisement

Gjykata tha se Navalny e ka shkelur lirimin me kusht – masë që i është shqiptuar më herët, pas disa auzave të ngritura për përvetësim fondesh.

Navalny i ka cilësuar këto akuza si të motivuara politikisht.

Ai përballet me tre vjet e gjysmë burgim nëse shpallet fajtor.

Për lirimin e Navalnyt kanë bërë thirrje edhe zyrtarë të tjerë të komunitetit ndërkombëtar, përfshirë këshilltarin për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan./ REL

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy