BE i vendos sanksione ekonomike Bjellorusisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BE i vendos sanksione ekonomike Bjellorusisë

Bashkimi Evropian vendosi sanksione mbi sektorët kyçë të ekonomisë bjelloruse dhe burimeve kryesore të të ardhurave për regjimin e udhëheqsit autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenko.

Masat e reja kufizuese u prezantuan të enjten, në përgjigje të, siç u tha, “përshkallëzimit të shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut në Bjellorusi dhe shtypjes së dhunshme të shoqërisë civile, opozitës demokratike dhe gazetarëve”.

Sanksionet janë edhe pasojë e uljes së detyruar të një fluturimi të kompanisë Ryanair në Minsk, më 23 maj, dhe ndalimit të gazetarit Raman Pratasevich dhe partneres së tij, Sofia Sapega, që ndodheshin në bordin e avionit, tha Këshilli i BE-së.

Regjimi i Lukashenkos është nën presion ndërkombëtar prejse ka nisur shtypjen brutale të opozitës dhe të mediave të pavarura, pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale, që janë mbajtur në gusht të vitit 2020.

Advertisement

Opozita thotë se këto zgjedhje, që kanë nxjerrë fitues Lukashenkon, janë manipuluar, ndërsa Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera kanë refuzuar t’i njohin rezultatet dhe Lukashenkën nuk e konsiderojnë udhëheqës legjitim të Bjellorusisë.

Kriza ka arritur nivel tjetër në maj, pas incidentit me avion, i cili nga shumë vende është konsideruar si “rrëmbim shtetëror”.

BE-ja, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Kanadaja kanë sanksionuar edhe më herët Bjellorusinë, duke u vendosur ndalesa udhëtimi dhe duke u ngrirë asetet zyrtarëve të shtetit.

Sanksionet e fundit financiare përfshijnë kufizime ndaj Qeverisë bjelloruse për hyrje në tregjet e kapitalit të BE-së.

Advertisement

Këto kufizime vlejnë edhe për institucionet dhe entitetet financiare në pronësi të shtetit bjellorus./ REL

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy