BE-ja shton në listën e sanksioneve edhe 160 shtetas rusë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BE-ja shton në listën e sanksioneve edhe 160 shtetas rusë

Bashkimi Evropian të mërkurën ka shtuar edhe 160 oligarkë dhe ligjvënës rusë në listën e sanksioneve.

 

Sanksionet kanë në shënjestër kripto-asetet dhe sektorin detar. Këto masa janë vazhdimësi e ndëshkimeve të bllokut ndaj Moskës e cila nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

 

Advertisement

 

Blloku evropian po ashtu tha se tri banka bjelloruse do të largohen nga sistemi i mesazheve SWIFT, për shkak të mbështetjes së Minskut për sulmin e Kremlinit ndaj Ukrainës.

 

“Ne po shtrëngojmë edhe më tej sanksionet në përgjigje ndaj agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrianës”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Advertisement

 

Në deklaratën e BE-së u tha se 146 anëtarë të Dhomës së Lartë të Parlamentit rus dhe 14 oligarkë të lidhur me Kremlinin dhe familjarët e tyre, janë futur në listën e ngrirjes së aseteve dhe kufizimeve të lëvizjes.

 

Në mesin e të sanksionuarve është miliarderi Andrei Melnichenko që merret me prodhimin e qymyrit, drejtori i kompanisë së fluturimeve Aeroflot, Mikhail Poluboyarinov dhe Dmitry Pumpyansky, i cili ka në pronësi tubacione të gazit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy