BE: Jemi të palëkundur për zgjerimin, miliarda euro investime për Ballkanin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BE: Jemi të palëkundur për zgjerimin, miliarda euro investime për Ballkanin

Në përmbledhjen vjetore të punës së komisionit Europian, presidentja Ursula Fon Der Lajen iu drejtua parlamentit me një ton të fortë mbi angazhimin për procesin e zgjerimit.

Shefja e ekzekutivit theksoi nevojën për të mos zhgënjyer pritshmëritë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

URSULA VON DER LEYEN

Advertisement

PRESIDENTE E KOMISIONIT EUROPIAN

 

“Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithmonë më të fortë të bashkuar. E njëjta vlen edhe për fqinjët tanë në Ballkanin Perëndimor. Deri në fund të këtij muaji do të vizitoj vendet e rajonit për ti siguruar edhe njëherë mbi përkushtimin tonë të palëkundur në procesin e zgjerimit.”

 

Advertisement

Presidentja Fon Der Lajen bëri të ditur se një paketë shtesë investimesh do të shpërndahet në vendet e rajonit.

 

“Iu detyrohemi të gjithë atyre të rinjve që besojnë në të ardhmen europiane. Prandaj ne po bashkëngjisim edhe një plan të ri ekonomik investimesh me vlerë sa një e treta e GDB-së së rajonit. Sepse investimi tek e ardhmja e rajonit në të vërtetë është investim për të ardhmen e Bashkimit Europian.”

 

Advertisement

Presidentja e Komisionit përshëndeti me entuziazëm menaxhimin e pandemisë nga ana e bllokut, duke thënë se Bashkimi Europian ia doli duke zgjedhur rrugën e solidaritetit.

 

Deri në vitin 2027 do të investohen 50 miliardë euro në sistemin shëndetësor.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy