BE marrëveshje për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të rindërtuar Ukrainën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BE marrëveshje për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të rindërtuar Ukrainën

Bashkimi Evropian ka arritur një marrëveshje për fazën e parë të një plani për të përdorur të ardhurat e aseteve të ngrira ruse për të rindërtuar Ukrainën, njoftoi Belgjika, e cila mban presidencën gjashtëmujore të Këshillit Evropian.

Marrëveshja u arrit mbrëmë në nivel ambasadori, njoftoi Presidenca belge në Twitter. Marrëveshja çon përpara një debat të gjatë dhe të vështirë ligjor mbi mënyrën e përdorimit të aseteve shtetërore ruse që u sekuestruan nga institucionet perëndimore menjëherë pasi Rusia pushtoi Ukrainën dy vjet më parë.

Bashkimi Evropian ka angazhuar fonde prej 200 miliardë eurosh të Bankës Qendrore të Rusisë. Rreth 90% e këtyre fondeve menaxhohen nga Euroclear, një organizatë ndërkombëtare e zgjidhjeve me bazë në Belgjikë.

Opsioni i konfiskimit të këtyre fondeve dhe përdorimit të tyre për rindërtimin e Ukrainës është përjashtuar sepse do të rrezikonte të tronditte tregjet ndërkombëtare dhe të dobësonte euron. Një numër vendesh, përfshirë Belgjikën, kanë propozuar vendosjen e një takse mbi fondet e ngrira, e cila mund të sjellë rreth tre miliardë euro në vit të ardhura për Kievin. Komisioni Evropian u ka paraqitur 27 vendeve anëtare një propozim të moderuar që parashikon që menaxherët e këtyre fondeve, si Euroclear, fillimisht duhet të ndajnë interesat dhe të ardhurat që rrjedhin nga këto fonde dhe t’i angazhojnë në një llogari të veçantë. Në vitin e dytë, dhe për të lejuar përfundimisht Ukrainën të përfitojë nga këto burime, Komisioni Evropian do të paraqesë një propozim të ri në lidhje me angazhimin dhe përdorimin e tyre. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy