BE pa një plan afatgjatë për krizën energjetike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BE pa një plan afatgjatë për krizën energjetike

Pas një samiti dy-ditor në Bruksel, udhëheqësit e BE-së miratuan masat e propozuara nga Komisioni Evropian, për krizën e të energjisë ku përfshihen masa si mbështetja financiare për familjet e varfra, ndihmë shtetërore për kompanitë në vështirësi si dhe reduktimin e taksave të veçanta. Kjo krizë theksuan liderët evropiane është rezultat i kërkesës së lartë për energji pasi ekonomia po rinis plotësisht punën pas pandemisë duke ndikuar në një rritje të theksuar edhe të çmimeve të gazit natyror. Rritja e çmimeve pritet të zgjasë deri në muajin prill ndaj BE synon që të parandalojë paqëndrueshmërinë e çmimeve.

Liderët evropianë nuk përmendën ndonjë plan konkret afatgjatë, dhe kjo shihet si një disfatë nga Spanja, Greqia, Franca dhe Italia të cilat kërkuan reforma strukturore si krijimi i një rezerve strategjike të gazit në mbarë BE-në ose ndarjen në  vlerësimin e çmimeve të energjisë elektrike dhe gazit natyror.

Çmimet e gazit natyror janë rritur në Evropë, duke nxitur një krizë që tashmë po ndikon në faturat e kompanive dhe të konsumatorëve. Çmimi i gazit natyror është gjashtë herë më i lartë se vitin e kaluar, por edhe nëse rritja e çmimit është e përgjithshme, jo çdo vend po paguan të njëjtën tarifë.

Çmimet më të larta të energjisë elektrike në BE aktualisht janë në Greqi, e ndjekur nga Italia, Sllovenia dhe Kroacia me rreth 230 € Megavat për orë.

Advertisement

Në anën tjetër janë Gjermania dhe Polonia, të ndjekura nga Republika Çeke dhe Sllovakia me rreth 75 € MWh.

Spanja, Franca, Italia, Greqia, Republika Çeke dhe Rumania po kërkojnë një program të përbashkët të prokurimit të gazit të BE-së.

Shtetet të tjera, si Polonia, Hungaria, Malta dhe Sllovakia duan të ngadalësojnë tranzicionin e gjelbër.

Ata duan ta bëjnë këtë duke rishikuar Sistemin e Tregtimit të Emetimeve të bllokut, politikën e BE-së për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë me kosto efektive.

Advertisement

Për Francën, Hungarinë dhe Republikën Çeke, energjia bërthamore duhet të jetë pjesë e zgjidhjes drejt një të ardhmeje më të gjelbër. Gjermania, Belgjika dhe Suedia janë vetëm disa nga vendet që thonë se asgjë nuk duhet bërë, duke argumentuar se tregjet financiare do të rregullojnë vetë situatën me çmimet

Kriza e energjisë do të diskutohet javën e ardhshme edhe gjatë takimit të jashtëzakonshëm të 27 ministrave të energjisë ndërsa situata do të rishikohet nga krerët e BE në samitin e ardhshëm, të planifikuar për mesin e muajit dhjetor.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka premtuar se do të përdorë të gjitha kompetencat e saj ekzekutive për të rivendosur parësinë e ligjit të BE -së brenda Polonisë duke kërcënuar me nxitjen e një mekanizmi të ri kushtëzimi për të ngrirë fondet e BE-së, nga të cilat Polonia është marrësi më i madh.

Udhëheqësit bënë një fotografi familjare dhe për t’i dhënë lamtumirën Kancelares gjermane Angela Merkel.

Advertisement

Ky samit ishte i 107-ti i Merkelit dhe me shumë gjasa i fundit i saj përpara se ajo të pasohet nga socialdemokrati Olaf Scholz, i cili po negocion një koalicion tre-partiak me të gjelbërit dhe liberalët.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy