BE paralajmëron ndalimin e eksportit të vaksinës AstraZeneca

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BE paralajmëron ndalimin e eksportit të vaksinës AstraZeneca

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen paralajmëroi bllokimin e eksporteve të vaksinës AstraZeneca nëse Bashkimi Evropian nuk merr më parë dërgesat e tij.

 

“Ne kemi mundësinë të ndalojmë çdo eksport të planifikuar. Ky është mesazhi që ne po i dërgojmë AstraZeneca: respekto kontratën tënde me Evropën përpara se të fillosh të dërgosh në vendet e tjera”, tha Ursula von der Leyen.

 

Advertisement

“Të gjitha opsionet janë në tryezë,” shtoi ish-ministri gjerman i Mbrojtjes, duke dhënë një paralajmërim të qartë, duke theksuar se udhëheqësit evropianë do të shqyrtonin dërgesat javën e ardhshme.

 

Komisioni Evropian njoftoi të enjten se do të niste një procedurë për të zgjidhur mosmarrëveshjen me AstraZeneca, e cila nuk po dorëzon vaksina sipas planit.

 

Advertisement

AstraZeneca pritet të japë 70 milionë doza të vaksinës në tremujorin e dytë, shumë më pak se 180 milionë që ka premtuar në kontratën e saj me BE.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy