BE: Të përshpejtohet vaksinimi, duhet të ndihmojmë me doza Ballkanin Perëndimor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BE: Të përshpejtohet vaksinimi, duhet të ndihmojmë me doza Ballkanin Perëndimor

Liderët e BE e konsiderojnë serioze situatën epidemiologjike në union, pasi në disa vende janë identifikuar variante të reja të koronavirusit. Në këto kushte presidentja e komisionit, Ursula Von Der Leyen dhe presidenti i këshillit, Charles Michel, në një konferencë për shtyp bënë të ditur se unioni do të ndjekë një vendimmarrje të përbashkët mbi testimin e shpejtë dhe shpërndarjen e vaksinave. Kufijtë do të qëndrojnë të hapur por nuk do të lejohen udhëtimet jot e domosdoshme.

 

CHARLES MICHEL

PRESIDENT I KESHILLIT EUROPIAN

Advertisement

 

“Kufijtë duhet të qëndrojnë të hapur për të siguruar funksionimin e tregut të përbashkët, duke përfshirë rrjedhën e mallrave dhe shërbimeve thelbësore.  Udhëheqësit duan që vaksinimi të përshpejtohet. Në këtë drejtim, zotimet për dërgesat e bëra nga kompanitë duhet të respektohen. Liderët rikonfirmuan se vaksinat duhet të shpërndahen në të njëjtën kohë dhe duhet të jenë mbi baza të shkallës së infektimit të popullsisë.”

Ndërkohë, propozimi për certifikatat e vaksinimit po bëhet gjithnjë e më konkret.

Advertisement

 

URSULA VON DER LEYEN

PRESIDENTE E KOMISIONIT EUROPIAN

 

Advertisement

“Dokumentimi i vaksinimit është një nevojë shëndetësore. Kjo certifikatë duhet të konsiderohet me kujdes, sepse ka edhe variante të reja që qarkullojnë. Nuk kemi ende shumë përgjigje, sa mund të zgjasë efekti i vaksinës apo çfarë alternativash ofrojmë për ata që kanë arsye legjitime për të mos e marrë vaksinën. Ky propozim duhet diskutuar seriozisht.”

 

Po cfarë do të ndodhë me vendet e Ballkanit Perëndimor, a do të mund të marrin vaksina në kushtet kur COVAX  ende nuk është gati të funksionojë?

 

Advertisement

 

“Përgjigja është, sa më shpejt të jetë e mundur. Po punojmë në dy drejtime, së pari kemi mbështetës të fuqishëm covax, për këtë qëllim u ndërtua. Europa për momentin ka dhënë fondet më të shumta në këtë strukturë por është e qartë tashmë që në këto kushte, edhe covax e ka të vështirë të kërkojë vaksina. Prandaj ne po punojmë në një tjetër drejtim duke ngritur një mekanizëm brenda BE, duke marrë doza nga shtetet anëtare të cilët do të ndihmojnë vendet jashtë bllokut, përfshirë këtu edhe Ballkanin Perëndimor.”

 

Por ndërkohë, disa vende të rajonit nuk kanë pritur gjatë mekanizmin europian, kanë filluar vaksinimin me produktin kinez dhe atë rus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy