Befason presidenti Rouhani: 25 milionë iranianë të infektuar me COVID

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Befason presidenti Rouhani: 25 milionë iranianë të infektuar me COVID

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani deklaroi se 25 milionë iranianë janë infektuar me COVID-19 deri më tani, dhe se 35 milionë të tjerë janë të rrezikuar ndaj infeksionit.

Gjatë një paraqitje televizive, Rouhanit tha se kjo shifër bazohet në raportin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë, ku rastet janë shumë të larta krahasuar me ato të deklaruara, ndërsa nuk tregoi nga vjen kjo diferencë e madhe.

“Vlerësimet tona janë se deri më tani janë të infektuar 25 milionë iranianë dhe se rreth 14 mijë kanë humbur jetën. Në total, më shumë se 200 mijë njerëz janë shtruar në spital”, tha kreu iranian.

Irani është vendi më i goditur në Lindjen e Mesme nga pandemia e koronavirusit.

Advertisement

Befason presidenti Rouhani: 25 milionë iranianë të infektuar me COVID shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy