Begaj, takim me Borrell në New York/ Zbardhen temat e diskutimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Begaj, takim me Borrell në New York/ Zbardhen temat e diskutimit

Në kuadër të pjesëmarrjes në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi një takim me Përfaqësuesin e Lartë & Zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, Josep Borrell.

 

Presidenti falenderoi Borrell për mbështetjen dhe vëmendjen që ai ka treguar gjithmonë për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe proceseve integruese te tij dhe veçanërisht, për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

 

Advertisement

Begaj shprehu vlerësimin për përkushtimin e Përfaqësuesit të Lartë dhe Komisionit, për të mbajtur në fokus integrimin e rajonit, pavarësisht debateve dhe diskutimeve brenda BE-së.  Në këtë kontekst, ai theksoi se një perspektivë e qartë evropiane e rajonit, është garanci për sigurinë dhe të ardhmen e tij.

 

Kreu i Shtetit u shpreh shpresëplotë për pasjen sa më shpejt, të rezultateve të prekshme dhe konkrete në proceset integruese në hapjen e grup-kapitujve themelorë nëpërmjet konferencës së dytë ndërqeveritare dhe siguroi se Shqipëria do të vijojë me vendosmëri procesin e reformave të brendshme.

 

Advertisement

Në takim, Presidenti i Republikës dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së diskutuan edhe mbi situatën në Kosovë duke ritheksuar se dialogu i ndërmjetësuar nga BE dhe të mbështetur nga SHBA, është e vetmja rrugë për zbutjen e tensioneve në veri të Kosovës dhe normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

 

Dialogu është gjithashtu rruga e domosdoshme për integrimin e Kosovës në BE. Bashkëbiseduesit vlerësuan me rëndësi që palët të punojnë së bashku për hapat e tjerë për zbatimin e Marrëveshjes së arritur mes dy vendeve në shkurt dhe mars 2023, si dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në takimet e ardhshme për dialogun.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy