Belgjika liberalizon orarin e punës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Belgjika liberalizon orarin e punës

Punonjësit belgë së shpejti do të kenë më shumë zgjedhje se si t’i organizojnë orët e tyre të punës në përputhje me tregun e punës pas pandemisë.

 

Një paketë reformash qeveritare do t’i lejojë punonjësit me kohë të plotë t’i plotësojnë orët e tyre të punës për katër ditë në vend të pesë ditëve të zakonshme. Punonjësit që e kërkojnë do të mund të punojnë deri në 10 orë në ditë, nëse sindikatat bien dakord, në vend të maksimumit prej 8 orësh, në mënyrë që të punojnë një ditë më pak në javë me të njëjtën pagesë.

 

Advertisement

Më shumë fleksibilitet

 

Kryeministri Alexander De Croo tha në një konferencë për shtyp se kjo do t’u jepte punonjësve “më shumë fleksibilitet, më shumë liri”.

 

Advertisement

De Croo nuk specifikoi se kur do të hyjnë në fuqi këto ndryshime ose nëse do të ketë përjashtime. Ai theksoi se pandemia e koronavirusit i kishte detyruar njerëzit të punojnë më fleksibël dhe të kombinojnë jetën e tyre private dhe të punës. “Kjo ka çuar në mënyra të reja të punës.”/DW

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy