Berlini negocion tensionin Greqi-Turqi/ “Dialog, jeni anëtarë të NATO”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berlini negocion tensionin Greqi-Turqi/ “Dialog, jeni anëtarë të NATO”

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas është takuar me kryeministrin grek Kiriakos Mitsotakis në Athinë.

Vizita e tij vjen si një përpjekje e Berlinit zyrtar për të ulur në dialog Greqinë dhe Turqinë, pas krizës se shkaktuar për të drejtat e kërkimit në ujërat e Mesdheut Lindor.

Advertisement

Diplomati gjerman ka bërë thirrje për zgjidhje të konfliktit përmes bisedimeve.

HEIKO MAS


MINISTER I JASHTEM I GJERMANISE

Advertisement

“Turqia dhe Greqia janë aleatët tanë në NATO. Zgjidhja për çështjet e diskutuara në lidhje me rezervat e gazit në Mesdheun Lindor mund të gjenden vetëm në bazë të ligjit ndërkombëtar dhe përmes një dialogu të sinqertë. Një përshkallëzimi i mëtejshëm i situatë mund të dëmtojë të gjitha palët, por më rëndë ato të përfshira drejtpërdrejti në këtë çështje. ”

Pas takimit me kryeministrin grek, Maas zhvilloi bisedime edhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, e më pas do të takohet edhe me liderin e opozitës Aleksis Cipras.

Ai theksoi se qëndrimet e Greqisë do të kenë një peshë të veçantë në diskutimin e Këshillit Informal të Ministrave të Jashtëm të BE-së këtë javë.

Advertisement

Sipas axhendës, Maas do të udhëtojë më pas drejt Turqisë në përpjekje për teç ulur tensioned gjithnjë e në rritje mes dy vendeve. Ai do të takohet me Ministrin e Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu.

Vizita blic e diplomatit gjerman vjen në një kohë kur Greqia nisi një stërvitje ushtarake që përfshin forcat e saj detare dhe ajrore në Mesdheun juglindor, pranë zonës ku Turqia ka dërguar anijen kërkimore Oruc Reis, të shoqëruar nga anije luftarake, për të studiuar depozitat e gazit dhe të naftës në det.

Advertisement

Berlini negocion tensionin Greqi-Turqi/ “Dialog, jeni anëtarë të NATO” shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy