Berlini nuk e njeh fitoren zgjedhore të Vladimir Putin si legjitime

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berlini nuk e njeh fitoren zgjedhore të Vladimir Putin si legjitime

Berlini e bëri të qartë se nuk e njeh fitoren e Vladimir Putin si legjitime.

“Qeveria federale nuk i konsideron zgjedhjet në Rusi si të lira dhe të drejta”, tha zëvendës zëdhënësja e qeverisë Christiane Hoffmann.

Sipas Berlinit, nuk ishin zgjedhje demokratike, rezultati ishte qartësisht i paracaktuar dhe fushata zgjedhore u karakterizua nga një klimë frikësimi.

 “Ju e dini që ne nuk i shohim këto të ashtuquajtura zgjedhje as të lira, as të ndershme. Rezultati ishte qartësisht i paracaktuar. Sipas mendimit tonë, këto nuk ishin zgjedhje demokratike. Kandidatët realë nuk u lejuan. Kishte gjithashtu një klimë frikësimi dhe arrestimesh. Nuk ka liri të fjalës në Rusi. Rusia tani është një diktaturë dhe drejtohet në mënyrë autokratike nga Vladimir Putin”, tha zëvendës zëdhënësja e qeverisë.

Advertisement

Zëdhënësja u pyet vazhdimisht se si do ta quajë Berlini Vladimir Putin tani e tutje, pasi nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve.  Hoffman theksoi se pyetja nuk vlen, pasi aktualisht nuk ka asnjë komunikim me palën ruse./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy